Konfederata Sindikatave te Shqipërisë në mbrojtje të punonjësve të shërbimit shëndetësor - Konfederata e Sindikatave te Shqiperise - Confederation of Trade Unions in Albania
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Qeverisë miratimin e Statusit të Minatorit >
< 1 Maji 2018- Manifestim proteste organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
29.06.2018 00:00 Age: 49 days

Konfederata Sindikatave te Shqipërisë në mbrojtje të punonjësve të shërbimit shëndetësor


Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) nuk do të tërhiqet nga vendimmarrja e saj për të organizuar protesta dhe rezistuar në mbrojtje të 4000 infermiereve të cilëve Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nuk ju njeh diplomat dhe kërkon të ju ndaloje pagesën për punën e kryer në vite. Ftojmë Ministren e Arsimit të ulet të "bëjë dëgjesën publike " me sindikatën përfaqësuese ligjore të infermiereve dhe te mos shpërndaje "fake-news" nëpër media e rrjete sociale për të shuar dhe manipuluar protestat që po organizojnë punonjësit e shëndetësisë për këtë çështje. Ne ftojmë edhe mësuesit e ciklit ulet, edhe ata të shkollave profesionale që preken nga ligji i arsimit të lartë të bashkohen me ne. Ftojmë dhe Ministrinë e Shëndetësisë te behet pjese e zgjidhjes problemit. Çdo komision apo grup pune që do ngrihet apo është ngritur nuk do njihet nga infermierët pa qene pjese e këtij grupi Sindikata si e vetmja përfaqësuese ligjore e punëmarrësve infermierë të goditur padrejtësisht nga MARS.

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: