KSSH përfshihet në projektin e financuar nga BE dhe implementuar nga ILO nëpërmjet RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) >
< Fjala e presidentit të KSSH z. Kol Nikollaj, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të KSSH-së
25.06.2016 00:00 Age: 1 yrs

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë feston 25 vjetorin e krijimit të saj


Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) në Qershor 2016 mbushi 25 vite nga krijimi i saj. Në vitet `90 krahas ndryshimeve të mëdha ekonomike, shoqërore dhe politike, ishte e domosdoshme të ndryshonte edhe organizimi i punëmarrësve deri atëherë të përfaqësuar nga Bashkimet Profesionale. Punëtorët shqiptarë filluan të mendojnë për mbrojtjen e tyre sociale dhe ekonomike, pasi ata po e kuptonin qe në kushtet e reja duhej patjetër të organizoheshin dhe përfaqësoheshin për të mbrojtur të drejtat e tyre. Me lindjen e këtyre realiteteve të reja, punëtorët u vetorganizuan dhe në mënyrë legjitime ata krijuan sindikatat e para të profesionit që u quajtën Federata e me vonë nga bashkimi i tyre me 5 qershor 1991 u krijua Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Ashtu sikurse u krijuan para 25 vitesh, gjatë këtij viti federatat në përbërje të KSSH kanë organizuar aktivitete të ndryshme, kanë bërë bilancin e punës së tyre për këto vite, kanë nxjerrë mësime dhe kanë evidentuar eksperiencat më të mira për ti vazhduar edhe në të ardhmen. Krahas këtyre veprimtarive federatat kanë festuar me sindikalistet përvjetorin duke u bërë kështu më optimist për punë e tyre në të ardhmen. Veprimtaritë e shumta dhe aktivitetet festive kanë kulmuar me festën e KSSH organizuar në qendër të Tiranës në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar me datën 24 Qershor 2016. Në këtë feste morën pjesë: qindra sindikalistë përfaqësues nga organizatat e ndryshme sindikale; drejtues të sindikatave në bazë e qendër; sindikalistë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë; themelues dhe aktivistë të cilët kanë kontribuar për KSSH ndër vite; morën pjesë përfaqësues të organizatave kryesore të punëdhënësve në Shqipëri si nga Biznes Albania, SIGAL grup, BALFIN grup, KURUM, etj. Përfaqësues nga Fondacioni Friedrich Ebert, etj. morën pjesë përfaqësues nga administrata shtetërore: nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nga institucioni i Avokatit të Popullit, nga Partitë Politike, etj. Si asnjëherë tjetër pjesëmarrja e përfaqësuesve të sindikatave simotra dhe drejtuesve kryesor të sindikatave në nivel evropian ishte mbështetje për KSSH dhe dëshmi e reputacionit të krijuar nga KSSH në arenën ndërkombëtare gjatë këtyre viteve. - PERC- Pan –European Regional Council (Brussels): Irakli Petriashvili GTUC (Georgian Trade Unions Confederation), Sopio Shelegia. - PERC - Pan –European Regional Council (Sarajevo): Enisa Salimovic. - Organizata 3F Danimarkë: Johnny Larsen. - Confederate Hak – Is (Turkey): Mehmet Sahin, Zevendes Kryetar i Pergjithshem i Hak- İş'it, Merita Jegeni Yıldız, Keshilltare e Presidentit. - SSM-Federation of Trade Union of Macedonia: Enver Jasharovski, Irfan Isaku. - Confederata Turk – Is (Turkey): Yücel YÜCEL Vice President, Turgay Kavak Ereğli Branch chief shop steëard, Altan Kalfa Ereğli Branch shop steëard. - ETUF - Egyptian Trade Union Federation: Eid Abdelfattah Elsayed Mersal, Mohamed Mostafa, Sany Zrek, Sabet Ismail. - WFTU-Ëorld Federation of Trade Union (Greece): Alexandra Lymperi, Head of the ËFTU Mass Media and Communications Department. - Confederation of Podkrepa (Bulgaria): Alexander Zagorov - Confederate Secretary KT "Podkrepa", Ivan Ivanov - Chairman of National Federation "Chemistry" KT "Podkrepa", Daniela Butrakova - Chairman of the trade union organization in Sopharm, Dimitar Manolov, Veronika Butrakova. - UIL –Unione Italiana del Lavoro (Italy): Giovani Ferrera. - FNF – Federacione Nationale Mines et Energie (France): Dider Bauer. Në emër të KSSH fjalën kryesore e mbajti Presidenti i Konfederatës z. Kol Nikollaj. Gjithashtu themeluesi dhe drejtues i saj për 12 vjet z. Kastriot Muça solli para të pranishmëve kujtime sa aktuale dhe emocionuese të ditëve të vështira dhe të lavdishme te viteve `90 kur u themelua KSSH. Me vëmendje të veçantë të pranishmit ndoqën përshëndetjen e Qeverisë Shqiptare nëpërmjet letrës së posaçme të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Gjergj Teneqexhiu si dhe përshëndetja e lidershipit të PD z. Lulzim Basha dërguar nëpërmjet Përgjegjësit të Departamentit të Punësimit dhe Çështjeve Sociale në PD z. Kastriot Sulko. Avokati i Popullit z. Igli Totozani në përshëndetjen e tij theksoi rëndësinë e veçantë që ka garantimi i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut në tërësi dhe në mënyrë të veçantë i punëtoreve, evidentoi kontributin e KSSH në drejtim të ndryshimeve dhe adaptimeve ligjore që janë kryer gjatë këtyre viteve ne Shqipëri, theksoi se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Avokatit të Popullit dhe KSSH duhet të shërbejë si gur themeli në të gjitha kontratat kolektive te punës me synim bashkëpunimin institucional ndërmjet sindikatave dhe Avokatit të Popullit për të garantuar jo vetëm liri dhe të drejta njerëzore por edhe liri organizimi sindikal e negocimi kolektiv në përputhje me standardet e ILO dhe BE. Nëpërmjet një video konference (direkt nga Brukseli) Sekretarja e Përgjithshme e Konfederatës Botërore të Sindikatave ITUC znj. Sharon Burrow përshëndeti të pranishmit lidershipin dhe gjithë anëtaret e KSSH për sukseset dhe sfidat e këtyre 25 viteve. Presidenti i PERC z. Irakli Petriashvili i cili për herë të parë vizitonte sindikatat shqiptare në përshëndetjen e tij theksoi kontributin e madh që KSSH ka dhënë jo vetëm për mbrojtjen me besnikëri të jetës social ekonomike të punëtoreve, apo dhe të demokratizimit të jetës organizative të brendshme të KSSH, e cila është shembull në rajon. Gjithashtu vlerësoi kontributin e KSSH në drejtim të proceseve integruese duke qenë e vetmja sindikatë anëtare në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Koordinatorja e Zyrës së ITUC-PERC në Sarajeve znj. Enisa Salimovic në përshëndetjen e saj evidentoj kontributin e KSSH veçanërisht vitet e fundit në drejtim të reformimit dhe ristrukturimit organizativ e strukturor të saj, shtrirjen e anëtarësisë në sektorin privat, balancimin gjinor, si dhe përfshirjen e të rinjve në sindikatë dhe organet drejtuese të KSSH. Te gjithë përfaqësuesit e delegacioneve të huaja në fjalën e tyre përshëndetën KSSH dhe vlerësuan bashkëpunimin dhe mbështetjen reciprokë të sindikatave në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu në fjalën e tyre përshëndetën edhe përfaqësues të tjerë të shtetit, të punëdhënësve, ish drejtues të sindikatave dhe themelues të saj e sindikalistë. Përfaqësuesit e delegacioneve të huaja vizituan disa nga pikat turistike dhe muzeale ne Tiranë dhe Berat, gjithashtu në mënyrë të organizuar vizituan ndërmarrjen e prodhimit të çantave në Berat e cila ka të punësuar 600 punonjës dhe një rrobaqepësi e cila punon me material te porositur e cila punëson mbi 300 punonjës kryesisht gra dhe vajza për të parë më konkretisht organizimin sindikal, kushtet e punës dhe trajtimin e punëmarrësve në ndërmarrjet shqiptare të prodhimit.
Newsitem 1 till 2 out of 12 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-12 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: