Proteste me 9 Prill 2011 nga Sindikata e Sherbimeve Policore te Shqiperise perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve >
< Prononcimi i KSSH në lidhje me shtetëzimin e pronave të sindikatave
06.12.2010 10:35 Age: 6 yrs

Foto nga zhvillimi i punimeve te Kongresit te IV te KSSH


Kongresi i IV i KSSH   Me datën 24 Nëntor 2009 në Sallën Kryesore të Pallatit të Operas dhe Baletit, Tiranë u zhvillua Kongresi i IV i KSSH. Kongresi shënoi mbylljen e fushatës së zgjedhjeve në të gjithë strukturat e KSSH e cila kishte filluar që në muajin Gusht 2009. Gjatë kësaj periudhe u zgjodhën Kryetarët e Rretheve në të gjitha rrethet e vendit. Të gjitha Federatat pas zgjedhjeve në seksionet përbërese të tyre zhvilluan Kongreset dhe zgjodhën Kryetarët e Federatave. Ne Kongres e IV të KSSH moren pjese 430 delegate me të drejtë vote, përfaqësues nga të gjitha rrëthet dhe strukturat organizative sindikale te vendit. Gjithashtu moren pjesë dhe 200 të ftuar të tjerë. Kongresin e nderuan me pjesemarrjen e tyre koleg te sindikatave simotra: Giuseppe Iuliano CISL
Itali - Enisa Salimovic PERC                        
Sarajeve - Mads Lund  3F                              
Danimarke -Johny Laursen  3F                             
Danimarke - Kaj Nielsen 3F                              
Danimarke - Kyriaki Psargianni  GSEE                        
Greqi - Filippos THOMAS   GSEE                        
Greqi - Enzo Parziale CIGL Campania       
Itali - Alfonso Viola CIGL Campania       
Itali - Georgee Pontikos ËFTU                        
Greqi -Antonio Morandi CGIL                       
Itali - Haxhi Arifi BSPK                        
Kosove - Ruzhdi Ibraimi KSS                          
Maqedoni - Veselin Vujanovic CITUM                     
Mal i Zi - Lajos Horvath  LIGA                       
Hungari -Laszlo Kozak LIGA                       
Hungari -  Ergun Atalay  Turk-is                      
Turqi - Burak Ekmekcioglu Turk-is                       
Turqi - Carlo Colli  CISL                         
Itali -  Claudio Bruscoli CISL, MARCHE     
Itali - Alush Sejdiu KSLK                       
KOSOVE - Sylejman Zeneli KSLK           


Kongresin e hapi Drejtoresha e Qendres se Trainimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise znj. Anisa Subashi e cila e vleresoi kete Kongres si nje eveniment te rendesishem per KSSH dhe që zhvillon punimet ne nje situatë mjaft problematike që po kalon shoqëria shqiptare.   Për të gjithë të renet ne krye te detyres gjate ketyre viteve duke filluar me minatoret e Bulqizes te renet ne industrine e ndertimit, metalurgjise, e duke e mbyllur me 26 viktimat e fabrikes se vdekjes se Gerdecit, si dhe per vdekjen e parakoheshme te Kryetarit te Federates se Bujqesise, te ndjerin Alfred Xhomo, ftoj te pranishmit ne Kongres te cilet mbajten nje minut heshtje, pastaj Kryetari KSSH Z. kol Nikollaj ne emer te KSSH dhe kolegeve nderoi me nje Certefikate Mirenjohje vepren dhe kontributin e dhene nga Prof. Xhomo per 18 vjet me radhe ne strukturat me te larta drejtuese te KSSH. Certefikata se bashku me nje tufe lule ju dorezua familjes. Fjalen ne emer te perfaqësisë së Kongresit e mori Prof. Isa Gorica i cili ne emer te perfaqësisë propozoj që Kongresi te drejtohej nga Presidiumi i përbërë nga Kryetari i KSSH, Z. Kol Nikollaj, Kryetart e Federatave dhe Kryetarët e Rretheve.   Kongresin e nderuan me pjesemarrjen e tyre : -          Lideri i opozites Kryetari i PS, Edi Rama -          Përfaqësuesi i Presidentit te Republikes Kasem Seferi -          Përfaqësues të Qeverisë -          Përfaqësuesi i Zyres se ILO-s Tiranë, Z. Alfred Topi -          Përfaqësues nga BSPSH: Presidenti i BSPSH, Kolegu Gezim Kalaja, Sami Kariqi, Zv. President dhe Hiqmete Daja, Shefe e Kabinetit. -          Perfaësues nga Organizata e Punëdhënësve, etj.   Në emer te përfaqësisë së Kongresit Raportin kryesor me teme: “KSSH - SINDIKATË NË NDRYSHIM DHE ZHVILLIM” e mbajti Z. Kol Nikollaj, Kryetar i KSSH, nëpërmjet ketij raporti paraqiti para Kongresit politikat dhe strategjite e KSSH per te sotmen dhe te ardhmen. Ndër të tjera theksoi: -          detyrën parësore të KSSH, mbrojtjen e interesave social-ekonomike të punëtorëve, shtresave në nevojë, dhe njerëzve të thjeshtë; -          situatën e rëndë ekonomike dhe sociale në vend si rrjedhojë e papunësisë dhe krizes ekonomike, rritjes së cmimeve etj.; -          denancoi korrupsionin dhe përmasat e mëdha të ekonomisë informale të cilat janë në dëm të punëtorëve dhe gjithë vendit; -          domosdoshmërinë e bashkëpunimit me partnerët social dhe me sindikatat simotra për arritjen e qëllimeve të sindikatave në mbrojtje të punëtorëve; -          Konsolidimin e mëteshëm të gjithë strukturave të KSSH për afrim e tyre me strukturat nderkombëtare te sindikatave në prag të pranimit në ETUC. -          Objektivat dhe synimet e KSSH për të ardhmen: -          Shtimin e numerit të anëtaresise në pergjithesi e ne sektorin privat ne veçanti. -          Ngritjen e funksionimin e strukturave territoriale si njesia baze e sindikates duke ndertuar nje sistem kapilar të strukturave dhe të antaresise në të gjithe territorin e vendit dhe në të gjithë profesionet. -          Luftën kundër virtualitetit e sigurimin e anëtarësisë reale, efektive, duke bere te mundur permiresimin e bilancit të pageses se kuotizacionit dhe permiresimin e performancës ekonomike të sindikates. -          Forcimin e rolit te sindikates si partnere sociale ne negocimin dhe kontraktimin kolektiv si dhe ne hartimin e nenshkrimin e Marreveshjeve apo Memorandumeve te Mirekuptimit me Qeverine. -          Rakordimin dhe koordinimin e aktivitetit federativ, profesional, duke ndihmuar sindikatat e profesioneve të veshtira e problematike dhe ato të sektorit privat, për t’i nxjerre nga prapambetja. -          Zbatimin nga çdo i zgjedhur ose i mandatuar, që nga kryetari i organizates sindikale e deri tek kryetari i KSSH-se i detyrave të tij statutore me pergjegjesi të plote, rentabel dhe me pergjegjshmëri per besimin qe i eshte dhene me qëllim që te jete kompetent për t’u dhënë zgjidhje kerkesave të ligjshme të anëtaresise së sindikatave qe i ka zgjedhur per t’i drejtuar e udhehequr. I pari që ka përshëndetur Kongresin ka qënë lideri i opozitës, Kryetari Partisë Socialiste të Shqipërisë, njëkohësisht Kryetar i Bashkisë së Tiranës Z. Edi Rama; Në fjalën e tij ka theksuar nevojën e solidaritetit të sindikatave me gjithe shtresat në nevojë të shoqërisë në mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e vednit nga kriza ekonomike, sociale dhe politike. Ka theksur se Qeveria aktuale ka goditur rëndë levizjen sindikale nëpërmjet shtetëzimit të pronave, të cilat do ti fut në rrugën e korrupsionit.             Z. Gëzim Kalaja, President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), ka përshëndetur në emer të BSPSH. Në fjalën e tij ka theksuar situatën e rëndë që po kalon vendi, dhe po kështu goditjen e që kanë marrë sinaikatat nga shtetëzimi i pronave. Ka theksuar se BSPSH është e vendosur për bashkëpunimin me KSSH deri në unifikimin e tyre për të krijuar një fuqi të madhe për ti bërë ballë politikës së egër që po ndiqet ndaj sindikatave.             Z. Agim Vargu ka mbajtur raportin ne emer të Komisionit te Kontroll Revizionit, Statutit dhe Gjykimit disiplinor, ku ka paraqitur situaten e periudhes pesë vjecare të strukturave të KSSH, gjithashtu ka paraqitur edhe raportin mbi gjendjen ekonomiko-financiare. Në kongres kanë përshëndetur përfaqësuesit e delegacioneve të huaja si: -          Enisa Salimovic, perfaqeuese e ITUC, ka paraqitur dhe vlerësuar levizjen sindikale ne Shqipëri, dhe ka premtuar mbeshtetjen e strukturave Europiane dhe boterore të sindikatave për levizjen sindikale ne Shqipëri. -          Giuseppe Iuliano, CISL, Itali, (anëtar në komisionin social ekonomik te BE) ka theksuar solidaritetin dhe mbeshtetjen e sindikatave shqiptare, gjithashtu ka theksuar: “Shteti shqiptar nuk do të pranohet ne BE për sa kohë shkelen të drejtat e sindikatave ne Shqiperi”. -          Georgee Pontikos, WFTU, Greqi -          Antonio Morandi,             CGIL,             Itali -          Haxhi Arifi, BSPK, Kosove -          Veselin Vujanovic, CITUM, Mal i Zi Kongresi ka vijuar me diskutime nga Presidentët e Federatave në përbërje të KSSH dhe Kryetarët e Rretheve: Ylli Ballta; Nebi Sulejmani; Neriana Zaimi; Petrit Frangu, Fatmir Smajli; Shpresa Bardhi; gjithashtu kane diskutuar dhe sindikalist të tjerë delegat nga rrethet e ndryshme te vendit si nga Shkodra, Elbasani, Tirana, etj. Ne emer të punëdhenesve ka përshëndetur Z. Paulin Shtjefni, President i Kompnaive te Konfeksioneve Shkoder.   Ne vijim Kongresi nepermjet votimit miratoi disa vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e KSSH: -          Miratimin e Statutit te KSSH sipas vendimit të Mbledhes se Keshillit Kombetar të  KSSH,  date 28 korrik 2009 me ndryshimet perkatese. -          Miratimin e vendimit të Mbledhjes se Keshillit Kombëtar të KSSH te dates 1 Qershor 2007 “Per rikompozimin profesional të KSSH” i cili ka filluar të implementohet që me 1 janar 2008 sipas struktures se re me 12 Federata në përbërje të cilave janë 53 sindikata. -          Pranimin si anëtare me të drejta të plota të Federata e Sindikatave të Shërbimit Policor -          Komisionin e Auditit dhe Finances. -          Komisionin e Statutit. -          Komisionin e Gjykimit Disiplinor. Në përputhje të plotë me Statutin e KSSH, Rregulloren e Zgjedhjeve, dhe vendimet e Përfaqësisë së Kongresit të IV, me procedurë të rregullt dhe në menyre demokratike, me votim të fshehtë, u zhvillua procedura e zgjedhjes së Presidentit të KSSH. Në votim moren pjesë 311 delegat me mandat, nga këta 289 votuan pro, 13 kunder dhe 9 abstenuan. Në bazë të këtyre rezultateve Kryesia e Votimit shpalli fitues, President të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Z. Kol NIKOLLAJ. Për të nderuar miqtë e delegacioneve të huaja, me pjesëmarrjen e tyre dhe të Kryetarëve të Federatave, nga ana e Presidentit të KSSH, Z. Kol Nikollaj, në Kompleksin “King Park”, në zonën turistike Dajt, u shtrua një darkë solemne. Me datën 25 Nëntor 2009 disa nga përfaqesuesit e delegacioneve të huaja kanë organizuar takime me Presidentin e KSSH, dhe me disa nga Presidentet e Federatave në përberje të KSSH.
24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: