20 Vjetori i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë >
< Proteste me 9 Prill 2011 nga Sindikata e Sherbimeve Policore te Shqiperise perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve
21.04.2011 05:19 Age: 1 yrs

Federata Sindikatave të Bujqësise, Ushqimit, Pylltarisë dhe Ambientit të Shqipërise organizon në rrethin e Mirditës seminarin me temë : “Fuqizimi i sindikatës varet nga anëtarësia e saj”

Federata Sindikatave të Bujqësise, Ushqimit, Pylltarisë dhe Ambientit të Shqipërise në kuadër të zbatimin e programit të trajnimeve organizoi në rrethin e Mirditës më datën 18 Prill seminarin me temë : “Fuqizimi i sindikatës varet nga anëtarësia e saj”


Me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Fridrich Ebert”, Federata e Bujqësisë Ushqimit, Pylltarisë dhe Ambientit, organizoi seminarin njëditor në rrethin e Mirditës me pjesëmarrjen nga rrethet: Rrëshen,  Lezhë dhe Kurbin. 

Në këtë seminar ishin të ftuar të zgjedhur sindikalistë të bujqësise nga  komunat dhe bashkitë e këtyre  rretheve.

Seminarin e hapi Kryetari i Këshillit Sindikal të rrethit të Mirditës Z. Kol Tushaj  i cili falenderoi pjesëmarrësit dhe bëri një përshkrim të situatës së rrethit të Mirditës duke paraqitur gjendjen e sindikates në këtë rreth e veçanërisht të sektorit bujqësor.

Presidentja e Federatës BUPASH Z. Imelda Kulari mbajti referatin me temë: Përse duhet të jemi anëtarë të sindikatës? Motivimi dhe rrugët për t’u bërë pjesë e saj” e cila dha një panoramë të  përgjithshme  të sektorit të bujqësisë, mjedisit, pyjeve, peshkimit etj. si dhe varfërinë e këtyre zonave, punësimin, gjendjen ekonomike e veçanërisht te grave e të rinjve. Nëpërmjet referimit dhe posterave e fletpalosjeve te shpërndara tregohej Përse të jemi anëtarë të sindikatës, misioni i saj dhe motivimi për të qenë anëtar në sindikatë, thirrja që i bëhej të rinjve dhe grave për t’u bërë pjesë e sindikatës sepse sot ato kanë shumë probleme për zgjidhje ku sindikata mund të jetë ndihmësja e tyre. Ata duhet të organizohen në mënyrë që të përfaqësohen.

Temën e dytë e mbajti Z. Nikoll Doçi, Lektor i KSSH , i cili bëri një paraqitje grafike të situatës së forcave të punës në vend, vështirësitë e punësimit numrin e  të punësuarve dhe numrit të anëtarësuarve në sindikatë,  shtrirja  e kësaj  anëtarësia ne  vend dhe në rrethe, kuotizacioni, etj. kryesisht shtrirja e anetaresise ne sektorin privat kryesisht ne sektorin bujqesor.

Në këtë aktivitet  u vlerësua serioziteti dhe marrja pjesë aktive e të gjithë pjesëmarrësve në diskutime dhe debate.


Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address:

Kalendar

May - 2012
S S M T W T F
 
01
02 03 04 05
06 07 08 09 10 11 12
13 14 15 16 17 18
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31