1 Maj 2013, Bashkohuni me ne në Protestë >
< Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë organizon seminarin me temë: “Reforma në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri”
22.04.2013 16:30 Age: 4 yrs

Aksione të Federatës së Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë (FPSHSH)


Me 22 Prill 2013, Federata e Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë (FPSHSH) antare e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), organizoi disa aksione sindikale për problemet që ka sektori i shëndetësisë dhe nevojën për ndryshimin e gjendjes në këtë sektor.

Z. Petrit Frangu, Zv. President i Federatës së Shëndetësisë së Shqipërisë shpreshu se sot të gjitha Sindikatat e Shëndetësisë së Europës Jug-Lindore organizojnë protesta në vendet respektive për problemet e shëndetësisë, për tiu kundërvënë tendencave negative, për ruajtjen e standartit të të punësuarve dhe dinjitetin e profesionit dhe për përmirësimin e shërbimit shëndetësor me moton “Të gjithë për shëndetin publik”. Prandaj dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Shqipërisë (FPSHSH), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e KSSH-së, për të theksuar problemet që ka sot sektori i shëndetësisë dhe sidomos spitalet publike organizoi:

·       Intervistë në televizionin e Ora News në emisionin e mëngjesit

·       Deklaratë për shtyp para medias televizive dhe të shkruar

·       Protestë para Spitalit Publik në Tiranë së bashku me mjekët, infermierët dhe punonjës nga gjithë spitalet e Shqipërisë për ti bërë thirrje Qeverisë dhe dikastereve publike që të kthejnë sytë nga spitalet publike dhe gjendja e mjerueshme në të cilën ato ndodhen, domosdoshmërinë për më shumë investime në spitalet publike, etj.

Në të gjitha aktivitetit e organizuara sot u listuan një sërë problematikash nga Z. Frangu, ku më konkretisht:

·       Domosdoshmëria e investimeve në spitalet publike, sidomos ato në rrethe

·       Mosprivatizmi i gjithë shërbimit shëndetësor

·       Mungesa e medikamenteve në spitalet shtetërore,

·       Mos ndërhyrja e shtetit tek bluzat e bardha për çështje politike duke bërë shkarkime nga puna me baza politike dhe kthimi i tyre në pozicionet e tyre

·       Të rishikohet çështja e 50 punonjësve të spitalit të Rrethit të Lushnjes që janë pushuar padrejtësisht nga puna këtë muaj

·       Etj.

Si gjatë protestës, por edhe në deklaratat për shtyp, Z. Frangu theksoi faktin se shëndetësia shqiptare është lënë në harresë, gjendje kjo e cila faktohet më së miri me situatën e vështirë që raportohet nga spitalet publike, ku krahas infrastrukturës së dobët, amortizimit të godinave, spitalet publike po vuajnë dhe mungesën masive të medikamenteve, duke vënë shpeshherë në rrezik shëndetin e pacientëve. Një problem shqetësues janë dhe pushimet nga puna për bindje politike dhe sa herë ndryshohen pushtetet, pushimi i padrejtë i 50 punonjësve në spitalin e Lushnjes, mosfurnizimi me ilaçe, si në rastin e qytetit të Bulqizës, qytet minatorësh, ku ska as medikamente, as kirurg, as reaminator, as aparate reangeni dhe ku shteti ka një mosinteresim total, etj.

Z. Frangu ritheksoi se Sindikatat do të luftojnë kundër zvogëlimit të kualitetit të punës dhe uljes së nivelit të shërbimeve në sektorin e shëndetësisë, me objektiv që qytetarëve tu ofrohet mbrojtja e shëndetit dhe kurimi në kushte optimale. Drejtuesit e sindikatave të shëndetësisë në unison, do të organizojnë një luftë të përbashkët kundër përkeqësimit të kushteve të punës dhe kundër dobësimit të rolit të sindikatave të shëndetësisë.

Z. Frangu tha gjithashtu se disa muaj më parë drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë së Europës Jug-Lindore, firmosën “Kartën e Solidaritetit”, e cila shpreh përkushtimin e Sindikatave në Europën Jug-Lindore për tiu kundërvënë tendencave negative, për ruajtjen e standartit të të punësuarve dhe dinjitetin e profesionit. Nënshkrimi i Kartës nga Sindikata shqiptare do ti shërbejë mbrojtjes së punonjësve të shëndetësisë dhe qytetarëve të cilët kërkojnë një shërbim sa më cilësor nga bluzat e bardha, luftës ndaj korrupsionit dhe forcimit të dialogut midis partnerëve social. Federata e Shëndetësisë së Shqipërisë në përbërje të KSSH-së është thellësisht e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor në Shqipëri.

Anisa Subashi


24.06.2016

25 vjet KSSH


Newsitem 1 till 2 out of 11 newsitems.
First page < Previous 1-2 3-4 5-6 7-8 9-10 11-11 Next > Last page

Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address: