Takim ndërmjet përfaqësuesve të kompanisë së konsultimit LAWRENCE WEBB, Kompani Konsulente për projektin e Gazësjellësit Trans-Adriatik TAP për Shqipërinë dhe përfaqësuesve të KSSH-së >
< Federata Sindikatave të Bujqësise, Ushqimit, Pylltarisë dhe Ambientit të Shqipërise organizon në rrethin e Mirditës seminarin me temë : “Fuqizimi i sindikatës varet nga anëtarësia e saj”
05.06.2011 05:53 Age: 349 days

20 Vjetori i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Fjala e Z. Kol Nikollaj në 20 Vjetorin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë


Të dashur kolegë dhe miq,

Dita e 5 Qershorit 1991 u shënua në historinë e lëvizjes sindikale shqiptare si dita historike ku mori jetë dhe filloi zhvillimin e saj Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Që nga ajo datë, sot mbushen 20 vite.

20 vite më parë edhe Shqipërinë komuniste e rrembeu uragani i demokracisë dhe pluralizmit që me hapa të shpejta kishte pushtuar gjithë Europën Lindore. Në këtë periudhë në Shqipërinë e lodhur dhe të izoluar nga regjimi komunist 50 vjecar filluan transformimet e mëdha politike, ekonomike, shoqërore e sociale. Fillimi i këtyre transformimeve, vendosja e ekonomisë së tregut, rifitimi i pronës private e kërkuan si domosdoshmëri pasurimin e këtyre ndryshimeve dhe në aspektin shoqëror e social të punëtorisë shqiptare e cila filloi të vetëorganizohet në fushën e drejtimit dhe veprimit sindikal.

Punëtorët e viteve 90, të etur për demokraci e pluralizëm, por edhe të rrezikuar nga tranzicioni i vështirë ekonomik dhe ndryshimet e shpejta pronësore në Shqipëri, u ndërgjegjësuan dhe u organizuan në grupime profesionale për tu vetëmbrojtur dhe për të realizuar me dinjitet aspiratat e tyre.

Nga Tetori i vitit 1990 deri në Qershor të vitit 1991, punëtorët shqiptarë u organizuan në organizatat e tyre profesionale të cilat jo vetëm kontribuan në përmbysjen e sistemit totalitar por edhe me hapjen e një rruge të re në organizimin e funksionimin modern të tyre në përshtatje me simotrat perëndimore.

Bashkimi i të gjitha organizatave sindikale të profesionit që u quajtën Federatë si dhe të gjitha sindikatave vendore në të gjithë rrethet e Shqipërisë, bënë të mundur që me 5 Qershor të vitit 1991 të themelojnë organizatën e tyre ombrellë që u quajt Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Ky organizim i ri sindikalist, që për 20 vite me rradhë udhëhoqi si lider në lëvizjen sindikale shqiptare me qindra e mijëra punëtorë, në Konferencën themeluese miratoi aktin e themelimit, Statutin dhe Programin si dhe zgjodhi strukturat drejtuese e lidershipin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Gjatë këtyre 20 viteve, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë u bë organizata sindikale më e madhe në Shqipëri. Ajo funksionoi dhe funksionon si një familje e madhe sociale dhe shoqërore e cila po mbush 2 dekada jetë.

Në këto 2 dekada sindikata jonë u bë pjesë e lëvizjeve demokratike duke vepruar si një partnere e denjë sociale në ndërtimin social të ekonomisë së tregut. Por sot që ekonomia e tregut është ndërtuar , mbiemri “social” mbetet akoma objektiv dhe sfidë për ne.

Gjatë këtyre 20 viteve jetë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka hartuar, udhëhequr dhe mbrojtur politikat e lëvizjës sindikale në Shqipëri, sidomos në fushat e marrëdhënieve të punës, të pagave, të pensioneve, të përmirësimit të vazhduëshëm të kushteve të punës dhe jetesës, sigurisë, nevojat sociale dhe mbrojtjen sociale, nevojat ekonomike dhe kulturore të sindikalistëve, të papunëve, pensionistëve, grave, të rinjve, invalidëve, emigrantëve etj.

Këto 20 vite Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë u shërbeu me devotshmëri brezave të tërë punëtorësh duke i riorganizuar e drejtuar ata në autostradën e madhe të lëvizjes sindikaliste europiane.

Këto 20 vite kanë qënë vite pune dhe angazhimi të gjithanshëm për të krijuar shanse dhe mundësi të reja për të gjithë anëtarsinë tonë sindikaliste në Shqipëri. E gjithë kjo veprimtari ka patur qëllim kryesor respektimin e lirive dhe të drejtavë themelore të njeriut, mirëqenien dhe dinjitetin e tij.

Ne në këto vite kemi punuar si një institucion i pavarur dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie për të zhvilluar dhe implementuar një strategji të përbashkët për paqe të qëndrueshme, stabilitet politik e shoqëror dhe përmirësim të cilësisë së jetesës.

Ne jemi krenarë që kemi kontribuar më shumë se askush për adoptimin dhe respektimin e normave dhe standarteve ndëkombëtare në zhvillimin e proceseve demokratike dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në zhvillimin dhe nxitjen e reformave ekonomike si një mjet i domosdoshëm për të reduktuar varfërinë, nxitur punësimin, luftuar korrupsionin, tregun informal, evazionin fiskal, dhe për të krijuar një mjedis të shëndetshëm e produktiv për shoqërinë tonë.

Orientimi strategjik dhe politik i KSSH-së ndër vite ka qënë i qartë. Ne jemi bashkuar dhe integruar në forca që mbështesin dhe po kryejnë transformimin demokratik të shoqërisë sonë post komuniste.

Gjatë kësaj periudhe ne u bëmë aktorë të rëndësishëm institucional, bëmë legjitime me kërkesat tona social ekonomike në përmbushje të misionit tonë fisnik si mbojtësja reale e interesave social-ekonomike të punëtorisë shqiptare.

Këto kërkesa vazhdimisht ne i kemi shoqëruar me misione e veprimtari konkrete të lëvizjes tonë sindikale. Ne synuam dhe arritëm të përdorim debatin, konsensusin, dialogun social dhe civil në funksion të zbutjes dhe amortizimit të reformave politike, ekonomike dhe sociale me qëllimin e mirë e të vetëm që ato të kryheshin me sa më pak dhimbje e pasoja për anëtarët tonë e komunitetin në përgjithësi.

KSSH-ja në këto 20 vite jetë të saj ka mbartur dhe do vazhdojë të mbartë vlera të pamohueshme në krijimin dhe forcimin e lëvizjes sindikale në Shqipëri.

Tashmë KSSH-ja e ka kuptuar dhe po e realizon praktikisht se: zhvillimet dhe realitet e reja kërkojnë metoda pune të reja, veprimtari e marrëdhënie të reja, njerëz me kapacitet e fuqi me ndikime bashkohore për t’iu përshtatur këtyre realiteteve dhe për të ecur para në përputhje dhe resonancë të plotë me kohën dhe shoqërinë në tërësi.

Sigurisht që gjatë këtyre 20 viteve ne kemi patur dhe mosrealizime apo formalizime e pësime, por këto i kemi kthyer në mësime dhe mbi korrigjimin e tyre kemi ndërtuar të ardhmen tonë solide.

Dua të përmend vetëm një prej tyre që është fragmentarizimi dhe konfrontimi nga të cilat ne kemi mësuar së fragmentarizimi dhe konfrontimi duhen të shmangen me zgjuarsi lidershipi dhe tansparencë në vendimmarrje duke i zëvendësuar ato me përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimin pragmatik.

Limitet e tepruara të pluralizmit sindikal, mungesa e transparencës në vendimmarrje e mos kolegjialiteti në punë si dhe kundërshtimet e tepruara pa sens shpesh i kanë sjell dhe dëme lëvizjes sonë sindikale.

Ne jemi përpjekur dhe vazhdojmë të përpiqemi që të ardhmen e sindikatës sonë ta shohim si një “autostradë” me shumë kalime, me zgjedhje e konkurim idesh e altenativash drejt së ardhmes dhe jo si një rrugë me një kalim që pengon progresin dhe zhvillimin e konkurimin demokratik. Vetëm në këtë mënyrë ne kemi arritur që sindikatën tonë ta kemi të pranishme në publik duke i rritur asaj imazhin përballë këtij publiku dhe duke i bërë një testim real me publikun.

Gjatë gjithë këtyre viteve ne u përpoqëm, u orientuam dhe e gjetëm rrugën e ndryshimit sepse vetëm duke ndryshuar vetveten ne arrijmë të kontribuojmë edhe në ndryshimin e shoqërisë e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim.

Prandaj sllogani i Kongresit të IV të KSSH-së ishte: “Kssh-ja sindikatë e të gjithë punëtorëve për të ndryshuar Shqipërinë”

dhe më vonë në këtë përvjetor ne vijmë me slloganin “Ne synojmë ndryshimin, ndryshimi jëmi NE”.

Ky Kongres përcaktoi qartë strategjinë specifike për zhvillimin organizativ me objetiva ambicioze dhe rezultate konkrete të ndarë në faza afat-shkurtra, afat-mësme dhe afat-gjata.

Nëpërmjet kësaj strategjie ne kemi synuar dhe do të arrijmë që: Të ndryshojmë dhe reformojmë të gjithë veprimtarinë tonë organizative dhe politike.

Promovimi dhe realizimi i kësaj strategjie po e bëjnë Kssh-në një organizatë solide e konsoliduar dhe më profil të qartë në detyrën funksionale të saj si mbrojtëse e interesave social ekonomike dhe shoqërore të punonjësve shqiptarë.

Tashmë Kssh-ja është kthyer në një aktor potencial dhe pjesë përbërëse e rëndësishme e gjithë reformave poltike, ekonomike dhe sociale që po kalon Shqipëria drejt rrugës së mundimshme për në Bashkimin Europian.

Garancia e suksesit tonë është dhe do të jetë edhe në të ardhmen: Futja e sindikatës në veprimtari dhe aksione konkrete, me propozime dhe shfaqje arltenativash dhe zgjedhjesh konkurruese, duke zgjeruar demokracinë e brëndshme në vendimmarrje, duke bërë vendimmarrjen transparente dhe duke rritur efektivitetin e organeve vendim-bërëse.

Kssh-ja ka garantuar një bashkëpunim të mundshëm me shoqërinë civile, median e shkruar dhe vizive, komunitetin, organizatat politike, shoqërore, etj. Nëpërmjët këtij bashkëpunimi ka qartësuar vizionet e saj për ndryshimet e të tashmës dhe për prespektivën e të ardhmes nëpërmjet slloganit “Ne synojmë ndryshimin, ndryshimi jemi NE”.

Kssh-ja si organnizatë e të gjithë punëtorëve për të ndryshuar Shqipërinë, ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjithë punën organizuse dhe drejtuese të saj. Këtë e ka arritur nëpërmjet zhvillimeve institucionale brenda organizatës si dhe në saj të një menaxhimi dhe zhvillimi serioz të të gjitha resurseve njerëzore dhe ekonomike që disponon, organizon dhe drejton me sukses drejt një sindikate të shekullit 21, drejt një sindikate europiane me dimensione sociale.

Reformimi dhe demokratizimi në formë dhe përmbajtje i Statuteve, Rregulloreve dhe marrëveshjeve tona mes kolegësh apo ndërmjet planeve organizative horizontale dhe vertikale që ndërmori Kongresi i IV i Kssh-së , tashmë e kanë siguruar pranushëm dhe mjaftushëm një demokraci reale të brëndshme si dhe një demokraci përfaqësuse duke arrirë një gjithpërfshirje në vendimmarrje e bashkëpërgjegjësi në zbatimin statutor të këtyre rregullave e vendimeve.

Ne tashmë jemi krenarë se në zbatim të vendimeve të këtij Kongresi pas shumë vitesh përpjekje, arritjesh apo edhe ndonjë herë dështimesh arritëm të realizojmë një raport në përpjestim të drejtë ndërmjet konsolidimit organizativ në rrafshin vertikal (Federativ) dhe ne rrafshin horizontal (Territorial) duke bërë të mundur ruajtjen e raporteve dhe balancat e brendshme të pavarsisë federative (Profesionale) dhe të një koordinimi të suksesshëm federative, i cili në unitet dhe solidaritet suksesshëm po bashkon forcat dhe energjitë positive të të gjithë piramidës së Kssh-së duke arrirë sukses në zgjidhjen e probemeve madhore që ka puntoria shqiptare.

Në të gjithë jetën e saj 20 vjecare Kssh-ja i ka kushtuar një rëndësi të vecantë punës me njerëzit, sidomos forcimit të kapaciteteve të tyre. Fokusimi vetëm te meritat e së kaluarës nuk mund të ndikojë më tani në zhvillimet e reja e sidomos te anëtarsia e re.

Ne po i lëmë pas strukturat e vjetra dhe rrjetat poltike e konfliktuale të së kaluarës dhe po ecim suksesshëm në rrugën e një shoqërie moderne e me standarte europiane. Dhe për këtë duhen njerëz të ditur.

“Dija është pushtet, është forcë, sa më shumë anëtarë dhe funksionarë të disponojnë dije dhe njohuri aq më e madh do bëhët pushteti dhe forca realizuese e sindikatës tonë.”

Kjo është motoja që udhëheq Qendrën e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë e cila dhe ajo sot mbush 15 vjet jetë, dhe jo pa qëllim kanë një datëlindje të përbashkët me Konfederatën e Sindikatave pasi kjo qendër jo vetëm që është në funksion dhe përmbushje të detyrave të Kssh-së por shërben dhe si truri inteligjent i Kssh-së në realizimin e qëllimeve të saj.

Kjo Qendër ka realizur me sukses edukimin dhe trajnimin duke i shërbyer më së miri një integrimi moshor të brezave dhe kapaciteteve në sindikatë, një qarkullimi natyror të aktivistëve dhe drejtuesve si dhe duke promovuar një barazi gjinorë efektive e duke ofruar të rinj e të reja që garantojnë jo vetëm moshën e re në sindikatë por edhe një revolucion teknologjik në infrastrukturë e punën tonë të përditshme.

Kjo Qendër me punën e saj në mbështjetje të Kssh-së, nëpërmjet trajnimit dhe edukimit sindikal ka arritur dhe perfeksionuar kapacitet tona për të zhvilluar suksesshëm dialog social, dialog civil, kontraktim kolektiv si dhe për të arritur konsensus dhe kompromise e për të përdorur me sukses rezistencën demokratike e ndeshjen sociale që e kërkon nevoja e interes të anëtarsisë tonë.

Për të gjitha këto ne jemi krenarë që drejtojmë dhe menaxhojmë një Sindikatë plot energji dhe pozitivitet e cila ka qënë dhe do mbetet në të ardhmen një avokate e denjë jo vetëm për anëtarsinë e saj por për të gjithë punëtorinë shqiptare.

Faleminderit


Search

Kerko per:
Advanced search

Newsletter

Enter your email address:

Kalendar

May - 2012
S S M T W T F
 
01
02 03 04 05
06 07 08 09 10 11 12
13 14 15 16 17 18
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31