Categories:
[dt_sc_simple_heading type=”simple” text=”Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë feston 25 vjetorin e krijimit të saj”]Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Morbi[/dt_sc_simple_heading]

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) në Qershor 2016 mbushi 25 vite nga krijimi i saj. Në vitet `90 krahas ndryshimeve të mëdha ekonomike, shoqërore dhe politike, ishte e domosdoshme të ndryshonte edhe organizimi i punëmarrësve deri atëherë të përfaqësuar nga Bashkimet Profesionale. Punëtorët shqiptarë filluan të mendojnë për mbrojtjen e tyre sociale dhe ekonomike, pasi ata po e kuptonin qe në kushtet e reja duhej patjetër të organizoheshin dhe përfaqësoheshin për të mbrojtur të drejtat e tyre. Me lindjen e këtyre realiteteve të reja, punëtorët u vetorganizuan dhe në mënyrë legjitime ata krijuan sindikatat e para të profesionit që u quajtën Federata e me vonë nga bashkimi i tyre me 5 qershor 1991 u krijua Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Ashtu sikurse u krijuan para 25 vitesh, gjatë këtij viti federatat në përbërje të KSSH kanë organizuar aktivitete të ndryshme, kanë bërë bilancin e punës së tyre për këto vite, kanë nxjerrë mësime dhe kanë evidentuar eksperiencat më të mira për ti vazhduar edhe në të ardhmen. Krahas këtyre veprimtarive federatat kanë festuar me sindikalistet përvjetorin duke u bërë kështu më optimist për punë e tyre në të ardhmen. Veprimtaritë e shumta dhe aktivitetet festive kanë kulmuar me festën e KSSH organizuar në qendër të Tiranës në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar me datën 24 Qershor 2016. Në këtë feste morën pjesë: qindra sindikalistë përfaqësues nga organizatat e ndryshme sindikale; drejtues të sindikatave në bazë e qendër; sindikalistë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë; themelues dhe aktivistë të cilët kanë kontribuar për KSSH ndër vite; morën pjesë përfaqësues të organizatave kryesore të punëdhënësve në Shqipëri si nga Biznes Albania, SIGAL grup, BALFIN grup, KURUM, etj. Përfaqësues nga Fondacioni Friedrich Ebert, etj. morën pjesë përfaqësues nga administrata shtetërore: nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nga institucioni i Avokatit të Popullit, nga Partitë Politike, etj.

Si asnjëherë tjetër pjesëmarrja e përfaqësuesve të sindikatave simotra dhe drejtuesve kryesor të sindikatave në nivel evropian ishte mbështetje për KSSH dhe dëshmi e reputacionit të krijuar nga KSSH në arenën ndërkombëtare gjatë këtyre viteve.

[dt_sc_fancy_ul]

  • PERC- Pan –European Regional Council (Brussels): Irakli Petriashvili.
  • GTUC (Georgian Trade Unions Confederation), Sopio Shelegia.
  • PERC – Pan –European Regional Council (Sarajevo): Enisa Salimovic.
  • Organizata 3F Danimarkë: Johnny Larsen.
  • Confederate Hak – Is (Turkey): Mehmet Sahin, Zevendes Kryetar i Pergjithshem i Hak-İş’it, Merita Jegeni Yıldız, Keshilltare e Presidentit.
  • SSM-Federation of Trade Union of Macedonia: Enver Jasharovski, Irfan Isaku.
  • Confederata Turk – Is (Turkey): Yücel YÜCEL Vice President, Turgay Kavak Ereğli Branch chief shop steëard, Altan Kalfa Ereğli Branch shop steward.
  • ETUF – Egyptian Trade Union Federation: Eid Abdelfattah Elsayed Mersal, Mohamed Mostafa, Sany Zrek, Sabet Ismail.
  • WFTU-World Federation of Trade Union (Greece): Alexandra Lymperi, Head of the WFTU Mass Media and Communications Department.
  • Confederation of Podkrepa (Bulgaria): Alexander Zagorov.
  • Confederate Secretary KT “Podkrepa”, Ivan Ivanov.
  • Chairman of National Federation “Chemistry” KT “Podkrepa”, Daniela Butrakova.
  • Chairman of the trade union organization in Sopharm, Dimitar Manolov, Veronika Butrakova.
  • UIL –Unione Italiana del Lavoro (Italy): Giovani Ferrera.
  • FNF – Federacione Nationale Mines et Energie (France): Dider Bauer.

[/dt_sc_fancy_ul]

Në emër të KSSH fjalën kryesore e mbajti Presidenti i Konfederatës z. Kol Nikollaj. Gjithashtu themeluesi dhe drejtues i saj për 12 vjet z. Kastriot Muça solli para të pranishmëve kujtime sa aktuale dhe emocionuese të ditëve të vështira dhe të lavdishme te viteve `90 kur u themelua KSSH. Me vëmendje të veçantë të pranishmit ndoqën përshëndetjen e Qeverisë Shqiptare nëpërmjet letrës së posaçme të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Gjergj Teneqexhiu si dhe përshëndetja e lidershipit të PD z. Lulzim Basha dërguar nëpërmjet Përgjegjësit të Departamentit të Punësimit dhe Çështjeve Sociale në PD z. Kastriot Sulko. Avokati i Popullit z. Igli Totozani në përshëndetjen e tij theksoi rëndësinë e veçantë që ka garantimi i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut në tërësi dhe në mënyrë të veçantë i punëtoreve, evidentoi kontributin e KSSH në drejtim të ndryshimeve dhe adaptimeve ligjore që janë kryer gjatë këtyre viteve ne Shqipëri, theksoi se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Avokatit të Popullit dhe KSSH duhet të shërbejë si gur themeli në të gjitha kontratat kolektive te punës me synim bashkëpunimin institucional ndërmjet sindikatave dhe Avokatit të Popullit për të garantuar jo vetëm liri dhe të drejta njerëzore por edhe liri organizimi sindikal e negocimi kolektiv në përputhje me standardet e ILO dhe BE. Nëpërmjet një video konference (direkt nga Brukseli) Sekretarja e Përgjithshme e Konfederatës Botërore të Sindikatave ITUC znj. Sharon Burrow përshëndeti të pranishmit lidershipin dhe gjithë anëtaret e KSSH për sukseset dhe sfidat e këtyre 25 viteve. Presidenti i PERC z. Irakli Petriashvili i cili për herë të parë vizitonte sindikatat shqiptare në përshëndetjen e tij theksoi kontributin e madh që KSSH ka dhënë jo vetëm për mbrojtjen me besnikëri të jetës social ekonomike të punëtoreve, apo dhe të demokratizimit të jetës organizative të brendshme të KSSH, e cila është shembull në rajon. Gjithashtu vlerësoi kontributin e KSSH në drejtim të proceseve integruese duke qenë e vetmja sindikatë anëtare në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Koordinatorja e Zyrës së ITUC-PERC në Sarajeve znj. Enisa Salimovic në përshëndetjen e saj evidentoj kontributin e KSSH veçanërisht vitet e fundit në drejtim të reformimit dhe ristrukturimit organizativ e strukturor të saj, shtrirjen e anëtarësisë në sektorin privat, balancimin gjinor, si dhe përfshirjen e të rinjve në sindikatë dhe organet drejtuese të KSSH. Te gjithë përfaqësuesit e delegacioneve të huaja në fjalën e tyre përshëndetën KSSH dhe vlerësuan bashkëpunimin dhe mbështetjen reciprokë të sindikatave në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu në fjalën e tyre përshëndetën edhe përfaqësues të tjerë të shtetit, të punëdhënësve, ish drejtues të sindikatave dhe themelues të saj e sindikalistë. Përfaqësuesit e delegacioneve të huaja vizituan disa nga pikat turistike dhe muzeale ne Tiranë dhe Berat, gjithashtu në mënyrë të organizuar vizituan ndërmarrjen e prodhimit të çantave në Berat e cila ka të punësuar 600 punonjës dhe një rrobaqepësi e cila punon me material te porositur e cila punëson mbi 300 punonjës kryesisht gra dhe vajza për të parë më konkretisht organizimin sindikal, kushtet e punës dhe trajtimin e punëmarrësve në ndërmarrjet shqiptare të prodhimit.

[dt_sc_simple_heading type=”simple” text=”Fjala e Presidentit të KSSH z. Kol Nikollaj”]Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Morbi[/dt_sc_simple_heading]

Të dashur motra dhe vëllezër sindikalistë, Të dashur miq, partner, bashkëpunëtorë, kolegë e të ftuar, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në Qershor të këtij viti mbushi 25 vite jetë. Ajo lindi dhe filloi të marrë jetë në momente sa të vështira dhe historike për Shqipërinë. Ky vit jo rastësisht përkon me 25 vjetorin e shume ngjarjeve të mëdha historike për vendin tonë. Megjithëse te fundit ne rajon shqiptarët në vitet 90’ dhe fillim vitin 91’ pasuan ngjarje të rëndësishme që ndezën dritën e lirisë dhe të demokracisë duke flakur përgjithmonë diktaturën komuniste dhe monopolin 50 vjeçar te qeverisjes Parti – Shtet, apo Sindikate – Parti. Krahas dëshirës për liri dhe demokraci, punëtorët filluan te mendojnë për mbrojtjen e tyre sociale dhe ekonomike, pasi ata po e kuptonin qe po çliroheshin nga prangat e diktaturës komuniste dhe rrethimit ideologjik e po futeshin ne “Skllavërinë e re”, te kapitalizmit modern, te shthurur, të shoqëruar me kriza ekonomike, papunësi, e pa rregulla loje. Me lindjen e këtyre realiteteve te reja, punëtorët u vetorganizuan dhe ne mënyrë legjitime ata krijuan sindikatat e para te profesionit qe u quajtën Federata e me vone bashkimi i tyre ne Konfederatën e Sindikatave te Shqipërisë me 5 qershor 1991. Ne rrethana te reja politike, ekonomike dhe shoqërore KSSH u bë zëri i përfaqësimit dhe simboli i besimit të një mase shumë të gjerë punëtorësh, intelektualësh, patriotesh e nacionalistësh që e donin Shqipërinë si Europën, të qytetëruar, të pasur, të kulturuar, te emancipuar dhe jo të shkatërruar, të lodhur, te zhgarravitur e te sfilitur siç pretendonin shume faktorë e aktore të tjerë që premtonin “luge te florinjta” apo “çeçe te bardha”. KSSH-ja sot ne 25 vjetorin e saj është krenare se diti te orientohet ne ato kohe te turbullta politikisht, te rrënuara ekonomikisht, me moral te ndrydhur ideologjikisht, por me shpresë të madhe e besim të patundur në të ardhmen Euro – Atlantike të vendit tonë. Përcaktimi i sakte i strategjive, dhe i perspektivave renditi KSSH-ne ne anën e forcave progresiste, në anën e forcave politike dhe shoqërore qe punonin e luftonin për një shoqëri demokratike, solidare dhe sociale me te cilat ndau dhe krijoi vlerat të përbashkëta, qe për Ne kane qene dhe do te mbeten te shenjta si pavarësia e organizimit dhe negocimit, liria e anëtarësimit, punësimi dhe shpërblimi dinjitoz, solidariteti dhe uniteti njerëzor. Predikimi dhe ushtrimi i këtyre vlerave e bëri sindikatën tonë një sindikatë demokratike, një sindikatë e cila duke punuar dhe ndryshuar veten e saj ka kontribuar dhe po kontribuon për te ndryshuar dhe forcuar Shqipërinë. Kontributi dhe eksperienca e këtyre viteve për të gjithë Ne ka qene dhe do te mbetet eksperienca me e rëndësishme e jetës sonë. Ne ketë moment solemn për organizatën tonë do të doja te kujtonim me respekt e me nderim të veçantë, ata mijëra njerëz të thjeshte, anëtare, aktivist, e drejtues te KSSH-se te cilët janë përpjekur, kane kontribuar e luftuar për realizimin e aspiratave te misionit tonë. Falënderim e respekt të thellë për të gjithë ata punëtorë, burra e gra, emigrante e te papune qe na kane mbështetur e na kane besuar në këto vite. Ata kane qene dhe do te mbeten frymëzimi, fuqia dhe mbështetja jonë. Është e vërtetë që KSSH-ja, për vetë filozofinë e programin, historinë dhe identitetin e saj ka qene pjese dhe ka ecur krah për krah me forcat e Majta progresiste, por gjithmonë te ndare secili ne korsinë e tij e sigurisht duke goditur se bashku ne interesat e nevojave ekonomike e sociale te punëtorëve dhe qytetareve shqiptare. Ne kemi punuar dhe kemi mbështetur proceset dhe zhvillimet demokratike e stabilitetin makro – ekonomik te vendit tone, krahas saj me rreptësinë me të madhe kemi dënuar dhe jemi përpjekur të eleminojmë keq qeverisjen dhe uzurpimin politik dhe ekonomik qe qeveritë e radhës kane manifestuar në këto 25 vite. Ne vazhdimisht e kemi pare veten si pjese alternative e zgjidhjes se problemeve, dhe jo pjese e krijimit te problemeve, dhe abuzimeve apo përfitimeve politike te pamerituara. Gjate këtyre 25 viteve ne kemi mësuar shume dhe jemi te qarte tashme se duhet te vazhdojmë me përkushtim të japim kontributin tone me te gjithë faktorët dhe aktoret politik – ekonomik e social, në mënyrë konstruktive dhe profesionale. Ne duhet të punojmë në rrugën tonë të përbashkët për një bashkërendim sa me real te politikave te punësimit për te arritur një punësim produktiv dhe duke e bere të mundur te drejtën për pune si një të drejtë themelore për çdo qytetar. Sot në këtë përvjetor ne jemi ne gjendje qe jo vetëm te kuptojmë historinë tone por edhe për të demonstruar e konfirmuar angazhimin tone ne këtë mision ne te ardhmen. Dua te ndalem vaçanërishtë në kontributin tonë në këto 3-4 vitet e fundit i cili ka qene real ne bashkëpunim me organizatat e punëdhënësve për të krijuar një klime te shëndetshme të biznesit dhe për te bere te mundur shtimin dhe formalizimin e vendeve te punës. Kontributi ynë dhe pjesëmarrja direkte ne reformat e qenësishme si ajo e sistemit te pensioneve, taksimin e ndershëm progresiv, reformat rregullatore ne energji, ujë, telekomunikacion, lufta ndaj informalitetit, ajo e kontrollit te territorit, apo e ndarjes se re administrative, përfshirja jonë ne reformimin e ligjit për asistencën sociale, te ligjit për shërbimin civil, ne miratimin e ndryshimeve ne kodin e punës etj, tregojnë qartë vizionin, inteligjencën dhe veprimin solid te organizatës sonë ne shërbim te punëtoreve shqiptare.

Te dashur vëllezer dhe motra sindikaliste, jeta jone cerek shekullore ka qene nje shkolle e vështire dhe sfiduese. Ne te gjithë kemi fituar dije, e jemi rritur e burreruar, kemi krijuar identitetin tone nepermjet prezencës tonë në mbrojtjen dhe përfaqesimin me besnikëri te punonjësve shqiptar. KSSH ne këtë 25 vjetor vjen me një anëtarësi sindikale te shtrire ne te gjithe territorin e Shqipërisë, me një raport gjinor 54% të anëtarësisë gra dhe vajza. Me struktura te konsoliduara ne te gjithë nivelet ku 40% janë te rinj e te reja. Vjen me nënshkrimin mazhoritar te 16 kontratave kolektive ne nivel nacional dhe te 500 kontratave kolektive te nënshkruara në ndërmarrje, sektor, apo territore te ndryshme nga i gjithë vendi. Ne saj te këtyre rezultateve tashmë KSSH-ja udhëheqës si sindikata me e përfaqësuar me 5 anëtare ne KKP, si dhe është e përfaqësuar ne te gjitha bordet administrative te 3 – partneritetit qe veprojne ne shkalle kombëtare apo territoriale. Motoja jone “Dija është pushtet” ka qenë dhe do te mbetet lajtmotiv për edukimin dhe trajnimit sindikal. Nëpërmjet Qendrës se Trajnimit dhe Edukimit Sindikal, ne tashme e kemi kthyer ne realitet; ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona ne te gjitha nivelet organizative. Kjo qendër trajnimi e ka shoqëruar KSSH-ne për 20 vite me radhe duke krijuar nje histori suksesi ne kualifikimin, demokratizimin dhe bashkimin e lëvizjes sindikale ne Shqipëri. Besoj se te gjithë bien dakord se “Bashkimi bën Fuqine”, prandaj nga ky përvjetor, uroj dhe shpreh mirënjohjen tone dhe për sindikatën si moter BSPSH-ne. Edhe njëherë dua ti garantoj te gjithë ata, lidershipin dhe anëtarësinë e BSPSH-se me sinqeritetit dhe reciprocitetin e dorës tonë të shtrirë të bashkëpunimit. Pasi sot me shume se kurrë lëvizja jone sindikale ka nevoje te jete e bashkuar, te veproje ne bashkëpunim e koordinim institucional e transparent. Intensifikimi i bashkëpunimit tonë nuk cenon identitetin që ne kemi formuar në këtë çerek shekulli demokraci, por i shërben mbrojtjes më të mirë të interesave të punëmarrësve shqiptar. Të dy sindikatat tona si te vetmet ombrella konferative dhe me nje histori te përbashkët 25 – vjeçare duhet te afrohen, kooperojnë e bashkëpunojnë me shumë edhe me shoqërine civile, grupet e interesit, partitë politike, median, shtypin, komunitetin e tjera. Vizioni ynë per nje Shqipëri sociale, për nje te ardhme te garantuar per punëtoret dhe qytetaret tone ka qene dhe do te mbetet prioritet i gjithë axhendes sonë. Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane ku e drejta për te punuar te behet një realitet, në të cilin ligjet e unifikuara dhe te ratifikuara me ato te BE-se e te miratuara nga Parlamenti e shteti shqiptar te zbatohen nga qeveria dhe strukturat e saj ekzekutive ne vijimësi. Vizioni ynë është për një Shqipëri ku punëtorët të konkurrojnë dhe përfitojnë paga, e standarde sociale. Për një vend ku punëdhënësit e punëmarrësit te ndajnë pushtetin dhe përgjegjësitë së bashku si e vetmja mënyrë për të arrirë standardet e një pune të denjë. Vizioni ynë është që Shqipëria të behet një vend me fuqi punëtore të arsimuar, me një arsim të shkëlqyer akademik dhe me një trajnim e formim profesional ne përputhje me standardet e BE. Te gjitha këto kane nevoje per sindikata te forta, prandaj KSSH-ja i mobilizon te gjitha forcat e saj me qellim qe te mos e lere fatin e punëtorëve ne duart e atyre qe shohin me shume shifrat ekonomike se sa nevojat jetësore të njerëzve. Sigurisht këto sindikata te forta kane nevoje dhe per partnere serioze e konstruktive me qellim qe te realizojnë e te perkthejne me realitet politikat ekonomike e sociale duke i dhënë shoqërisë sonë forcën e organizimit, kohezionin social dhe unitetin e solidaritetin shoqëror. Zhvillimi, transformimi, reformimi dhe konsolidimi i jetës organizative te KSSH-se gjate këtyre viteve nuk ishte nje proces i lehte. Ashtu si te gjithë proceset e sindikatave ne vendet ish-komuniste te Europës lindore dhe KSSH-ja e ka pasur prezent ndihmën dhe bashkëpunimin internacional. Padyshim afilimi dhe mbështetja ndërkombëtare e Konfederatës ndërkombëtare të sindikatave – ITUC, Konfederatës Europiane të sindikatave – ETUC apo bashkepunimi me Sekretariatet Nderkombetare te profesioneve, me Konfederatën e Pavarur Europiane – CES, me Federatën Boterore te Sindikatave – WFTU e veçanërisht bashkëpunimit bilateriale me dhjetëra sindikata nga rajoni, Europa, Euro – Azia e deri ne Ameriken e Afriken e larget kane qene nje kontribut i çmuar ne këto procese. Këto nuk janë ëndrra as utopi, këto janë detyrime dhe obligime të proceseve demokratike. Qellimi i tyre është që ne te mos mbetemi ne gjysmë të rrugës, të mos mbetemi peng i konflikteve shterp politike, por te bëhemi pjese e realitetit social ekonomik dhe politik te BE-se. Te bëhemi pjese e një Europë të ndryshuar, e një Europë me dimension social dhe njerëzor, e një Europë të re per punën, për solidaritetin, për integrimin, kundër teknokracisë, popullizmit e nacionalizmit. Dhe pikërisht për këtë përfitojmë nga ky rast edhe njëherë ti bëjmë thirrje gjithë spektrit politik shqiptar që sa më shpejt të miratojnë reformën në drejtësi e cila do të ndajë epokat duke shembur murin e fundit të ndërtuar me skorjet e mbeturinat e sistemit të kaluar dhe do të ndërtojë themelet e shëndetshme të një shteti të ri demokratik shqiptar me standarde evropiane. Me lejoni dhe njëherë të ju falënderoj te gjithëve për ndihmën, kontributin dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë dite jubilare të shënuar për jetën e KSSH-së. Rroftë Konfederata e Sindikatave te Shqipërisë, Rrofshin punëtorët shqiptare. Jete te gjate e te lumtur te gjithë punëtorëve kudo ne botë. Kol Nikollaj President i KSSH Tirane me 24.06.2016

[dt_sc_iconbox icon=”fa fa-file-pdf-o” link=”url:http%3A%2F%2Fendri.2lweb.al%2Fkssh%2Fwp-content%2Fuploads%2F2019%2F02%2FFjalimi_i_z._Blendi_Klosit_per_25_vjetorin_e_KSSH.pdf|||” title=”Fjalimi i Z. Blendi Klosit per 25 vjetorin e KSSH”][/dt_sc_iconbox][dt_sc_iconbox icon=”fa fa-file-pdf-o” link=”url:http%3A%2F%2Fendri.2lweb.al%2Fkssh%2Fwp-content%2Fuploads%2F2019%2F02%2FFjalimi_i_znj._Enisa_Salimovic_me_rastin_e_25_vjetorit_te_KSSH.pdf|||” title=”Fjalimi i Znj._Enisa Salimovic per 25 vjetorin e KSSH”][/dt_sc_iconbox][dt_sc_iconbox icon=”fa fa-file-pdf-o” link=”url:http%3A%2F%2Fendri.2lweb.al%2Fkssh%2Fwp-content%2Fuploads%2F2019%2F02%2FFjalimi_i_z._Irakli_Petriashvili_me_rastin_e_25_vjetorit_te_KSSH.pdf|||” title=”Fjalimi i Z. Irakli Petriashvili per 25 vjetorin e KSSH”][/dt_sc_iconbox]
Galeri Video
Kontakt