7 Tetori, Dita Boterore e Punës së Denjë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) ka qenë aktive në Ditën Botërore të Punës së Denjë 7 Tetor. Presidenti i KSSH Z. Kol Nikollaj nepërmjet mediave, kanaleve Televizive si Vizion Plus, rrjeteve sociale etj. ka paraqitur situatën e vështirë që po kalojnë punëmarrësit shqiptarë në kushtet e krijuara nga Pandemia Covid-19, papunësia, siguria e shendeti në punë, pagat e ulëta, humbja e vendeve të punës, e shume probleme të tjera të cilat janë jetike jo vetëm për punonjësit, sindikalistët, por për gjithë shoqërinë. Ka theksuar se për të kaluar këtë situatë e për të minimizuar efektet negative kerkohet një bashkëpunim më i mirë ndermjet partnerëve social: Shtetit, Punëdhënësve e punëmarrësve.

Po kështu edhe Znj. Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithëshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve, Lekures dhe Shërbimeve Artizanale te Shqiperise nëpërmjet rrjeteve sociale e TV Vizion Plus ka paraqitur situatën shumë të vështirë për sektorin e fasonerisë si më i godituri në vend nga Pandemia, papunësia në këtë sektor, pagat e ulëta, dhe situata e veshtirë për femrat të cilat përbejne mbi 95 % të numrit të përgjithshëm të punësuarve në këtë industri. Ajo ka bërë thirrje Qeverisë për rritjen e pagave, mbështetjen e këtij sektori nga falimentimi, përmirësimin e kushteve të punës, etj.

Punësimi dhe Siguria e Shendeti ne Pune, si një faktor themelor për të përcaktuar punën e denje dhe jetën dinjitoze ka qenë dhe mbetet Kryefjala e sindikatës tonë, KSSH-së. Siguria dhe Shendeti ne Pune, Paga dhe shpërblimi dinjitoz janë elemente fondamental për sigurimin e një jetese normale dhe për plotësimin e nevojave dinnjitoze per çdo punëtor e qytetar. Kjo fillon nga përllogaritja e pagës minimale si nivel bazik mbi të cilën përllogariten pagat, pensionet, shpërblimet, etj. Prandaj KSSH kërkon një rritje urgjente në 30.000 lekë në muaj të pagës minimale, detyrim ky kushtetues i çdo Qeverie. Paga minimale dhe minimumi jetik janë një e drejtë themelore e njeriut të cilat luftojnë varfërinë dhe garantojnë sigurinë tek qytetarët. Kur flasim për mirëqenie dhe për dinjitet të punonjësit pa rritur pagën minimale dhe pa përcaktuar minimumin jetik është njëlloj sikur të ndërtojmë një çati pa themele. Vetëm kjo do ta orientojë ekonominë nga varfëria drejt mirëqenies pasi varfëria nuk është natyrore por ajo vjen nga uzurpimi i zhvillimit, nga stabilishmenti politik.