Presidenca Ekzekutive e KSSH analizon gjendjen e vështirë të punëmarrësve shqiptarë

Presidenca Ekzekutive e KSSH, ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës per te analizuar Situaten e veshtire Sociale dhe Ekonomike te puntoreve shqiptare gjate vitit 2020 krijuar kryesisht nga tragjedia e termetit te 26 Nentorit te vitit kaluar si dhe Pandemia boterore e #Covid19. Sigurisht qe edhe problemet e keq qeverisjes apo veprimet agresive te punëdhënësve e bizneseve e kanë renduar edhe më shumë situatën.

Antaret e Presidences se re Ekzekutive të KSSH, të dale nga Asambleja e Pergjitheshme e votbesuar ne Kongresin e 6 te KSSH-se analizuan me syrin kritik veprimtarine sindikale te 6 mujorit pare 2020 dhe percaktuan detyra, objektiva, prioritete e afate konkrete per 6 mujorin e dytë të vitit 2020.

Ne konkluzionet e saj Presidenca Ekzekutive konkludoj se Mungesa e funksionimit te Dialogut Social vazhdon te jete shqetesuese ne te gjitha nivelet. Vazhdon te jene shqetesuese mungesa e kontratave kolektive te punes, apo realizimi formal i tyre. Sot fatkeqesisht e gjithë barra e krizes po rendon mbi puntoret, ata janë viktimat e krizës, dhe heronjte e ditës sigurisht.

U evidentua papergjegjshmeria e institucioneve përgjegjese ne lidhje me sigurine dhe shendetin ne pune, sidomos ne sektoret e ndertimit, transportit dhe ata industriale perfshi dhe fasoneritë.

Diskutantet sollen problemet e krijuara edhe nga kompanite publike apo administrata shteterore ne lidhje me ndikimin e tyre direkt ne krijimin dhe funksionimin e sindikatave.

Presidenca Ekzekutive, vendosi ti kerkoje Qeverise qe te kete nje vemendje me te shtuar ndaj punonjesve te shendetesise. Ata si luftetaret e pare te perballjes me pandemine duhet te vlersohen me shume ekonomikisht dhe te paisen konform rregullave me baze materiale te domosdoshme per tu mbtojtur nga virusi i #Covid19.

Vend te vecante mori edhe situata e arsimtareve dhe masat per fillimin e vitit te ri shkollor duke evidentuar veshtirsite e krijuara nga puna ne distance dhe te mesuarit me teknologji dixhitale nga shtepia per femijet. Per sektoret e turizmit, bujqesise apo tregtise u vu ne dukje puna informale dhe pagat mjaft te uleta.

Ndersa perfaqesuesit fasonerive tekstileve dhe te call-centrave kerkuan me shume vemendje per rikthimin ne pune te punonjesve te larguar nga pandemia si dhe kontrolle me te rrepta per sigurine ne pune apo zbatimin korrekt te protokolleve te mbrojtjes nga Covid-19.

Presidenca vlersoj punen qe po behet ne sektorin e transporteve, vecanerisht ne Portet Detare Shengjin, Durres, Vlore e Sarande, si dhe ne Hekurudhen Shqiptare. Ndersa mbeshteti shqetesimet e punonjesve te transportit urban e interurban per mbeshtetje me subvensione dhe garantimi i tregut punes nga konkurenca e pandereshme.

Ne fund takimit Presidenca Ekzekutive e KSSH, vlersoj pozitivisht vendimet e qeverise per mbeshtetjen qe do ti jepet biznesit, per te rikthyer te larguarit nga puna nepermjet fondeve te nxitjes se punesimit.

Ne fund takimit Presidenca Ekzekutive e KSSH-se, miratoj nje Deklarate drejtuar Qeverise dhe Kryeministrit per perfshirjen e Sindikatave ne vendimmarrje, per rifunksionimin e strukturave te Dialogut Social sidomos te KKP, permirsim te situates ekonomike e sociale te puntoreve, pensionisteve e te gjithe shtresave vunerable te shoqerise. Rritjen e pensioneve dhe miratimin e Statusit te posaqem te moshes se trete. Rritjen e pages minimale me 36 mije lek ne muaj, rritjen e pagave ne tersi me 10-20% si dhe rritjen e pagave ne sektorin e shendetesise me 40-50%. Vazhdimin e fushates se luftes ndaj informalitetit. Ngritjen dhe funksionimin e Keshillave tre paleshe rajonale konform Kodit te Punes. Si dhe perfundimin e ratifikimit te Konventes Nr. 190 te ILO-s se bashku me Rekomandimin Nr 206 te saj “Per eleminimin e ngacmimeve ne boten e punes”.