ITUC publikon Indeksin vjetor të shkeljes së të drejtave sindikale në shkallë botërore

ITUC (Konfederata Botërore e Sindikatave)  ka publikuar  Indeksin vjetor te te Drejtave Globale, per shkeljet dhe dhunimet e te drejtave sindikale ne shkalle boterore.

ITUC ne raport veren se gjate vitit te kaluar ne te gjithe boten ka pasur prirje per te zvogluar te drejtat e punetoreve kryesisht ne;

Kufizimin e negociatave ne nenshkrimin e Kolntraktimit Kolektiv te punes.

Pengimin dhe ndalimin e te drejtes per te protestuar dhe zhvilluar greva.

Pengimi i funksionimit normal apo i regjistrimit juridik te sindikatave.

Indeksi global i te drejtave te punemarresve 2020 eshte nje pike referimi per te gjitha sindikatat globale ne lidhje me te drejtat , lirite dhe organizimet kolektive te punetoreve.

Ky raport i referohet edhe informacionit objektiv dhe korrekt te marre nga Shqiperia , nepermjet Konfederates Sindikale te Shqiperise si e vetmja sindikate qe ushqen dhe komuikon me ITUC ,ritmikisht per situaten e botes se punes dhe  vecanerisht per aktivitetin sindikal ne Shqiperi , e sidomos dhunimit te drejtave te puntoreve,perfshirjen e tyre ne vendimmarrje , ne zhvillim dialogu social e ne nje qasje te drejte ne drejtesi.

KSSH e shikon ket raport jo vetem si nje liste shkeljesh e te drejtash kolektive per punetoret , por se pari si nje pamje e qarte e deficenses ne organizim e ne perfajqesim kolektiv ne shkalle globale e edhe ne Shqiperi sigurisht.

Ne si KSSH e shohim Indeksin Global si nje mundesi ku ne duhet te adresojme dhe artikulojme nevojat dhe problematiken e levizjes sindikale per nje model te ri ekonomik qe cdo dite e me shume po i behet i nevojshem botes ne tersi e sidomos vendeve si Shqiperia , ku mohimi dhe kushtezimi i lirise dhe drejtesise se fjales tregon brishtesine dhe problematiken konfliktuale te demokracise.Sidomos kjo merr rendesi themelore per rimkembjen ekonomike pas pandemise Covid-19.Prandaj ne duhet te ndertojme nje ekonomi kombetare apo  globale elastike, solidare dhe mbi nje kontrate te re sociale gjithperfshirese . Ne na duhet nje angazhim i ri , sidomos ne lidhje me demokratizimin e jetes shoqerore e zbatimin korrekt te ligjit njesoj per te gjithe.

ITUC i ndan 144 vende ne 5 grupe , sipas shkalles se shkeljes se drejtave kolektive te puntoreve.Shqiperia radhitet ne Grupin e 3 .Ky grup perfshin te gjitha ato vende ,ku te drejtat e punetoreve shkelen ne menyre te vijueshme nga Qeveria dhe nga Punedhenesit , apo politika shteterore ka deshtuar ne lidhje me administrimin dhe sigurimin e ketyre te drejtave ,ketu flitet gjithnje per te drejta dhe mbrojteje kolektive te punonjesve.

Konkluzioni per Shqiperine eshte se keto shkelje dhe dhunime vijne nga moszbatimi korrekt i ligjit kombetar, dhe atij nderkombetar ,sidomos Konventat e ILO-s dhe direktivat e BE-se ,si dhe nga mungesa e garantimit te te drejtave te punes qe vijne nga mungesa e qasjes ne drejtesi .Kjo lidhe ngushte me zvarritjen e reformes ne drejtesi , hapat mbrapa me kalimin e ceshtjeve gjygjesore me konflikt shtetin nga gjykata administrative ne gjykaten civile ,ato me Kod Pune . Syprimimi i Ministrise se Punes e Mirqenise Sociale sigurisht qe ka pasur rolin e saj negativ ne vlersimin e vendit tone .Si dhe mungesa e qellimeshme e miratimit te nje ligji specifik qe te;

Percaktoje parimet dhe procedurat e themelimit , menaxhimit, perfajqesimit ,auditimit , ne organizimin e levizjes Sindikale te organizatave te punedhenesve dhe punemarresve ne Organizata Sinsikale, ne Federata apo ne Konfederata Sindikale .Ky ligj te percaktoje kushtet dhe kriteret per negocimin dhe nenshkrimin e kontraktimit kolektiv , ne menyre qe punemarresit dhe punedhenesit te percaktojne ne menyre ligjore dhe reciproke kushtet e bashkpunimit te tyre ekonomike ,sociale dhe te sigurise ne boten e punes dhe partneritetit social, ne zgjidhjen e mosmarveshjeve nepermjet mjeteve paqesore dhe grevave e lock-aut.

Indeksi Global i ITUC 2020 studion 144 vende globale ne 5 kontinente.Nga keto 123 vende ,ose 85perqind e tyre shkelin te drejten e greves per punetoret.Ndersa 115 vende ose 80 perqind e tyre shkelin te drejten e negocimit dhe nenshkrimit kolektiv.Ne vitin 2020 eshte rritur numeri i vendeve qe kufizojne lirine e fjales dhe shprehjes nga 54 vende ne vitin 2019 , ne 56 vende ne vitin 2020.Ndersa ne 51 vende te botes ,puntoret jane te ekspozuar hapur ndaj dhunes dhe diskriminimit.Ne 103 vende ,nga 144 ,puntoret kane kufizime ne qasjen ndaj drejtesise ,ku sigurisht ketu futet dhe vendi yne si rezultat i zvarritjes se reformes ne drejtesi ,apo korrupsionit ne ket fushe.Ndersa ne 61 perqind te vendeve ne shkalle boterore [ 144 vende te studiura] gjate vitit  2019-2020 kane bere arrestime apo ndalime te pa drejta te punetoreve .Ket rubrike e udhheqin vende si Indonezia,Korea dhe Turqia.

Shtetet me problematike dhe te fundit te radhitura ne Indeksin Global te ITUC 2020 jane;

Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Egjypti , Hondurasi , India , Kazakistani , Filipinet , Turqia,. Zimbave. Vazhdojne ne vite si rajone problematike Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore ,si dhe zonat konfliktuale si ne Palestine , Siri , Jemen , Libi ku ka pasur luftra lokale.