Nënshkruhet Kontrata Kolektive e Punës, ndërmjet Bashkisë Bulqizë dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Pas një diskutimi dhe negocimi të suksesshem disa mujor u arrit dakordësia dhe u nënshkrua Kontrata Kolektive e Punës ndërmjet Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë  (KSSH) përfaqësuar nga Presidenti i saj Z. Kol Nikollaj, Koordinatori i KSSH për Bashkinë e Bulqizës Z. Aleks Sinani, dhe Bashkisë Bulqizë, perfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë, Z. Lefter Alla.

Kjo kontrate kolektive pune institucionalizon, dhe rregullon të gjitha marrëdhëniet e punës, pagës, shpërblimit, sigurisë e shëndetit në punë, etj. për të gjithë të punësuarit në të gjitha profesionet dhe funksionet në të gjithë territorin e Bashkisë  Bulqizë.

Bulqiza ka qene dhe vazhdon të jetë krenaria e levizjes sindikale e udhëhequr nga minatorët e Bulqizës të cilët me sakrificat, përpjekjet dhe kontributin e tyre tashmë po kthehen në një shkollë dhe përvojë pozitive për të gjithë punëtorët shqiptarë. Edhe minatorët rinegociuan Kontratën Kolektive me Kompaninë Alb-Krom, dhe duke filluar nga 1 Maj 2020 ata do të përfitojnë rritje page me 10 deri 13 % sipas shkallës së vështirësisë së punës.

Punonjësve të minjerës, të fabrikës së pasurimit të Kromit, të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor (të spitalit dhe qendrave shëndetësore) të sektorit privat në transport dhe telekomunikacion, të arsimit e formimit profesional që mbrohen kolektivisht me kontraktim kolektiv, iu shtohen edhe të gjithë punonjësit e Bashkisë Bulqizë.