Nënshkruhet Kontrata Kolektive e Punës midis KSSH dhe Bashkisë Dibër

Me datën 20 Maj 2020 në ambjentet e Bashkisë Dibër pas një negocimi të suksesshëm disa mujor u arrit dakordësia dhe u nënshkrua Kontrata Kolektive e Punës ndërmjet Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) përfaqësuar nga Presidenti i saj Z. Kol Nikollaj dhe Koordinatori i KSSH për Bashkinë e Dibrës Z. Ardit Vranici, dhe Bashkise Diber, përfajqësuar nga Kryetari i Bashkisë Diber, Z Dionis Imeraj.

Kjo kontratë kolektive pune institucionalizon dhe vendos mbi shina ligjore të gjithë marrëdhëniet e punës, pagës,shpërblimit, sigurisë e shëndetit në punë etj. për të gjithë të punësuarit në të gjitha profesionet dhe funksionet në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër.

Institucionalizimi i partneritetit social, zhvillimi i dialogut social dhe përfshirja e punonjësve në vendimmarrje nëpermjet përfaqesueseve të tyre ligjor, që janë sindikatat është celësi i suksesit të mbarëvajtjes së punës në Bashkinë Dibër e cila cdo ditë po ndryshon dhe po përparon dukshëm jetesën dhe ekonominë e dibranëve.

Edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë se Covid-19 , Bashkia e Dibrës, Kryetari i saj dhe gjithë stafi drejtues e menaxherial ka dhënë një kontribut maksimal duke e ruajtur gjatë gjithë kohës Dibren si një zonë të gjelbër, të pa prekshme nga virusi Covid 19.