Takim pune i lidershipit te KSSH-së dhe Këshillit Sindikal të Qarkut Durrës

Me datën 14 Shkurt 2020 në qytetin e Durrësit u mbajt nje takim pune i lidershipit te KSSH-se me Këshillin Sindikal të Qarkut Durrës dhe me  Punonjës te Hekurudhave.

Presidenti i KSSH-se Z. Kol Nikollaj theksoi situatën e vështirë të puntorëve shqiptar ne tersi, dhe sidomos te puntëoreve të hekurudhës ne veçanti  të cilët janë sektori me i keq paguar, por edhe me i abandonuar nga ana e Qeverise dhe strukturave tjera shtetërore.

Zija Alhysa, koordinator i KSSH për Qarkun Durrës në fjalën e tij paraqiti situaten social ekonomike dhe gjendjen e sindikatave, problemet që ekzistojnë në përgjithësi dhe në mënyrë të vecantë për sektorin e hekurudhave.

Ne takim ishin prezent edhe Zv. Presidentja e KSSH-se Znj. Anisa Subashi dhe Sekretari i Pergjithshem Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë  Z. Tonin Gjinaj, te cilet referuan per objektivat dhe sfidat e punonjesve te transportit ne vitin 2020.