Vizitë e suksesshme e përfaqësuesve te Sindikatave Amerikane AFL-CIO në selinë e KSSH

Përfaqësues te AFL-CIO, Amerikane, te kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Solidary  Center, znj. Shawna Bader Blau, se bashku me Drejtorin Rajonal per Europen z. Rudy Porter si dhe përfaqësuesi për Ballkanin z. Laurie Clements dhe z. Jeff Weeler vizituan sot selinë qendrore te KSSH-s ne Tirane.
Miqtë Amerikan u priten ne takime te veçanta nga Presidenti i KSSH-se z. Kol Nikollaj, si dhe Drejtoresha e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipwrisw, njeheresh dhe Zv/Presidente e KSSH-se znj. Anisa Subashi.
Lidershipi i KSSH-se i njohu perfaqesuesit e larte te AFL-CIO-s me ecurine, perparimin, reformimin dhe ristrukturimin e KSSH-se ne vite. Me aktivitetin kombetar e nderkombetar te KSSH-se, si dhe me historikun dhe gjendjen aktuale te levizjes sindikale ne vendin tone.
Miqte Amerikane vlersuan arritjet pozitive, si dhe inkurajuan me mbeshtetjen e tyre per gjithe levizjen dhe aksionin sindikal te KSSH-se, sidomos ne drejtim te kualifikimit e trajnimit sindikal ku premtuan mbeshtetje konkrete.
Perfaqesuesit e AFL-CIO, moren pjese ne nje takim te vecante e te zgjeruar me te gjithe drejtuesit kryesore te federatave Sindiksle, antare te KSSH-se.
Ata u informuan nga Sekretaret e Pergjithshem te Federatave per gjithe situaten sociale dhe ekonomike qe po kalojne puntoret shqiptare., si dhe me problemet e sfidat qe kane perpara sindikatat shqiptare,  perfshi dhe nevojen urgjente per bashkpunim, rakordim kordinim te aktiviteteve te perbashketa kombetare me te gjitha sindikatat brenda apo dhe jashte kupoles konfederative.
Interesante ishte paralelizmi ndermjet dy liderve, Rama dhe Tramp qe te ty ne unison po i luftojne dhe nuk po u krijojne hapsira pune sindikatave ne te dy vendet.
Rrjetet perkatese te rinise, gruas e pensionisteve te KSSH-se prezantuan situaten problematike te punesimit dhe emigrimit te rinjeve, sigurine e paket te tyre ne vendet e punes, perfshirjen e grave ne sindikate e sidomos ne strukturat drejtuese sindikale, punen e bere per eleminimin e dhunes e ngacmimeve te tyre ne vendet e punes, perfshi dhe fushatat e organizuara nga KSSH per barazine gjinore, miratimin e Konventes se re Nr. 190 te ILO-s se bashku me Rekomandimin Nr. 206. Pagat e pensionet e uleta si dhe mungesa e sherbimeve publike cilsore mbeten shkak per varferine, ekonomine informate, trafikimin e korrupsionin ne vendin tone.
Perfajqesuesit e AFL-CIO-s sollen pershendetje personale te Presidentit AFL-CIO, z. Richard Trumka per Kongresin e 6 te KSSH-se si dhe konfirmuan pjesmarrjen e nje delegacioni te nivelit te larte ne Kongresin e 6-te te KSSH me 9 Nentor 2019.