Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Me datën 12 Tetor 2019 në ambientet e Selisë Qendrore të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë u zhvillua mbledhja e Asambleja e Përgjithshme e KSSH-se.

Në mbledhje morën pjesë Presidenti i KSSH Z. Kol Nikollaj, Zv. Presidente Znj. Anisa Subashi, Sekretarët e Përgjithshëm të gjithë federatave në përbërje të KSSH, Koordinatorët e qarqeve/rretheve, përfaqësuesit e këshillave sindikale sipas federatave dhe rretheve, koordinator të rrjetit te rinjve, te rrjetit të grave, te rrjetit të pensionistëve, etj.

Asambleja, bazuar në  Statutin e KSSH-së, Rregulloren e Funksionimit të Asamblesë së Përgjithshme të KSSH dhe  Rregulloren “Mbi fushatën zgjedhore te KSSH per vitin 2019”, pasi diskutoi mbi fushatën zgjedhore dhe procedurat e organizimit të Kongresit të VI të KSSH  vendosi miratimin e procedurave të zhvillimit të Kongresit të VI të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë i cili do të mbahet më datën 9 nëntor 2019.